Aktualitet

Drogë me Postë nga SHBA! Si futet në Shqipëri kanabisi për “VIP-at”, cilësia amerikane 'lakmohet' nga Tirana

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2024 ka patur 4 tentativa të trafikimit të kanabisit me anë të postë nga SHBA, nga ku janë arrestuar 6 persona dhe sekuestruar 10 kilogramë kanabis të një cilësie shumë të lartë.

Redaksia Zëri
Drogë me Postë nga SHBA! Si futet në Shqipëri kanabisi
Foto ilustruese

TIRANË- Ilir Sefa, nga qyteti i Tiranës u arrestua nga policia, pasi u kap duke marrë një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të postës. Në dëshminë e 27-vjeçarit para gjykatës tha se: Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda. Kjo linjë e re e trafikut të lëndëve narkotikeme anë të postës ka lindur si ide e trafikantëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Rasti më i fundit i tentativës së trafikimit të kanabisit me postë nga SHBA ishte (29 mars 2024), kur Policia kapi 3.2 kilogramë kanabis, për të cilën në pranga ranë Jurgest Luzi 24 vjeç dhe Skënder Vata 27 vjeç.

Administratori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri tha për VoxNews se rastet e arrestuara nga Policia e Shtetit nuk janë kapur nga institucioni që ai drejton.

"4 rastet që janë kapur nga policia nuk kanë ndodhur në zyrat e postës Shqiptare por në postat private,"- tha për VoxNews administratori i Postës Shqiptare.

Drogë me Postë nga SHBA! Si futet në Shqipëri kanabisi

Droga me çmim marramendës që po hyn në Shqipëri nga SHBA

Kanabisi që vjen me anë të postave nga SHBA është me përmbajtje të lartë THC, një cilësie shumë të lartë, ndër llojet më “premium” të kësaj lënde narkotike.

Si futet në Shqipëri kanabisi për “VIP-at” me

Kjo ka ardhur sipas ekspertëve për shkak të kërkesës së konsumatorëve në Tiranë dhe jo vetëm janë gjithnjë e në rritje. Ky lloj kanabisi që vjen nga SHBA është i destinuar për tregun vendas, për shitje, dhe vetëm një gram kap vlerën e 50 eurove në treg. Kjo lloj droge blihet me çmim të ulët në SHBA, me 10 mijë dollarë kilogrami, por kur sillet në vendin tonë shitet me vlerë marramendëse që shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.

Skema si sillet droga me kanabis nga SHBA në Shqipëri

Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacionit Antidroga e Tiranës, nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës. Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës, duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrance trafikantët. Ekspert i sigurisë, Bashkim Selmani, ka thënë se trafikimi i drogës përmes postës është një fenomen i përhapur dhe institucionet kujtohen vetëm kur SHBA dhe BE i kap.

Drogë me Postë nga SHBA! Si futet në Shqipëri kanabisi

“Aktualisht në Shqipëri edhe në rrjetet sociale ku bëhet tregtia e mallrave të ndryshme dhe posta është shumë aktive, por paralelisht jam shumë i bindur se kjo formë tani është shumë aktive. Posta është e siguruar nga privatësia, pasi pakoja është e ndaluar të hapet dhe pikërisht kjo është shfrytëzuar”, tha eksperti.

Kanabisi për “Vipat” që po vjen nga SHBA me anë të postave

Korridor i ri që është krijuar për të sjellë kanabis në tregun shqiptar me anë të postave nga SHBA vjen me përqindje të lartë të THC që shërbehet për përdorues elite ose të njohur si personazh “VIP”, kjo për shkak të vlerës së lartë që mbart.

Përmbajtja e THC në kanabis, shoqërohet me efekte anësore më të shpeshta dhe të pakëndshme si të përzjera, të vjella, rrahje zemre jonormale dhe të çrregullta, paranojë.

Veçanërisht në adoleshencë, kur truri është në zhvillim, ai mund të dëmtojë lidhjet nervore, duke reduktuar kapacitetin e të mësuarit dhe kujtesës, duke shkaktuar depresion dhe çrregullime psikotike. Burime për VoxNews kanë pohuar se postat private janë shëndërruar në problematic për policinë për shkak të mungesës së kontrollit të kutive që transportojnë. Ndërsa zonat ku do shpërndahej kjo lloj droge janë qytetet si Tirana, Kamza dhe Fieri./VoxNews

Poll

MOS HUMB