Aktualitet

Si mashtrohen qytetarët, djathi i bebes “EKA” me vaj palme. Prokuroria nis hetimet

Djathi EKA ka rezultuar me përmbajtje të vajit të palmës, i padeklaruar nga kompania

E.K
Si mashtrohen qytetarët, djathi i bebes “EKA” me vaj palme.
Djathi eka me permbajtje vaj palme te fshehur

TIRANË- Siguria ushqimore në vendin tonë mbetet një shqetësim serioz, me qytetarët që nuk e dinë se çfarë konsumojnë, dhe autoritetet që kanë detyrim kontrollin, që shpesh mbyllin sytë. Situata është e rrezikshme dhe për shkak se në mesin e ushqimeve me përmbatje të ndaluar apo të fshehur, janë dhë ato që konsumohen nga fëmijët.

AKU ka bllokuar së fundi 112 kg ‘djath bebe të shkrirë’ për mosdeklarimin e vajit të palmës në etiketë. Analizat e produktit janë dërguar në laboratorin e Mjekësise Veterinare në Shkup ku rezultoi se se djathi i bebes EKA ka prani të vajit palmes së padeklaruar.

AKU e fshehu emrin e subjektit por burime për Ora News bënë me dije se djathi i bebes është prodhuar nga kompania EKA me vendndodhje në Pezë, Tiranë.

Edhe pse AKU e ka detyrim ligjor komunikimin e riskut, nuk i ka njoftuar qytetarët për emrin e kompanisë që mashtron konsumatorët duke mos deklaruar të gjitha të dhënat në etiketë.

Ora News i është drejtuar me një kërkesë kompanisë EKA-2001, ku i ka kërkuar informacion për sasinë totale të djathit të bebes të nxjerrë në treg me vaj palme të padeklaruar, njekohësisht i ka kërkuar nje qëndrim në lidhje me dëmin që mund t’i ketë shkaktuar konsumatorëve.

Kompania EKA ka refuzuar t’i kthejë përgjigje kërkesës, ndërkohë që edhe pas interesimit të gazetarëve pranë zyrave nuk kanë dhënë asnjë sqarim. Kompania është mjaftuar vetëm me fjalinë se çështja tashmë është referuar në Prokurori.

Duke iu referuar ligjit që është në fuqi në vendin tonë, mashtrimi me produktet ushqimore dënohet nga 3 deri ne 10 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB