Aktualitet

FOTO- Policia 'në këmbë'! "Rrugorja" kontrolle nëpër taksi, kapet mjeti pa licensë

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, uniformat blu po kontrollojnë një mjet të një kompanie, e cila duket se është pa licensë.

k.m.
FOTO- Policia 'në këmbë'! "Rrugorja"
Pamje nga kontrolli

TIRANË- Pas dokumentarit të publikuar nga ZËRI, Policia Rrugore ka nisur gjithashtu kontrollet nëpër taksi. Siç duket edhe në foton e mëposhtme, uniformat blu po kontrollojnë një mjet të një kompanie, e cila duket se është pa licensë.

FOTO- Policia 'në këmbë'! "Rrugorja"
Pamje nga kontrolli

Sipas rrëfimit të një prej taksistëve në dokumentar, mjetet që nuk i kanë targat e verdha, si në rastin e fotos, janë të palicensuara për të kryer shërbimin taksi brenda territorit të Shqipërisë.

Sesi ka përfunduar kontrolli, ende nuk dihet, por ky nuk është kontrolli i parë që zhvillohet nga Policia e Shtetit pas dokumetarit të 'Narcotaxi-ve'. 

Edhe të shtunën, ZËRI siguroi pamje të kontrolleve në Tiranës, ku objekt ishin bërë mjetet e kompanisë "Lux", brenda të cilave u dokumentua dhe shoferi që konsumonte lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrollet janë bërë në disa zona të kryeqytetit, megjithatë ende deri më sot nuk ka raportime për të arrestuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB