Aktualitet

Telefonata me të atin e shpëtoi! Si u shmang tragjedia në Bunë, flasin policët: Ishte ne gjëndje të rëndë psikologjike

Përkatësisht efektivët Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.

f.t
Telefonata me të atin e shpëtoi! Si u shmang tragjedia në
policët

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku nëna me 4 fëmijë tentoi që të mbytej në lumin Buna, duke përsëritur skenarin e Alma Arrazit, e cila i dha fund jetës së bashku me tre të vegjlit e saj. Fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar nga efektivët e Policisë Shkodër. 

Përkatësisht efektivët Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi. Babai i 27-vjeçares në orën 14:00 minuta në datën 17 korrik telefoni pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, efektivët rrrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët. Ata tregojnë se gruaja ishte ne gjëndje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kanë nxjerrë në hije dhe i afruan tek një tek stol atje. Më tej pasi i kanë qetësuar i ofruan ndihmë.

“Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna . Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi du bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi – efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.

“Gruaja ishte ne gjëndje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kemi nxerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi theme hajdeni me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, uje dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë. Puna jonë rreth 25 vite është një mision për ti ardhë në ndihmë qytetarëve”, deklaroi Vokthi.

Ndërkohë nëna e 27-vjeçares, që fatmirësisht u arrit që të shpëtohej në kohë, ka treguar se vajza e saj ka qenë në process divorci. Shkak për zgjidhjen e kësaj martese pas 9 vitesh, është bërë sipas të ëmës, dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj të resë.

Poll

MOS HUMB