
TIRANË- Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka bërë publik ambasadorin që do të drejtojë delegacionin e BE-së në vendin tonë.
Gonzato zëvendëson Christiane Hohmann e cila u largua para kohe nga detyra si ambasadore. Aktualisht, deytrën e të ngarkuarit me punë të BE në Shqipëri e mban Luixhi Soreka. Gonzato do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023.
Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Gjithashtu ai ka punuar si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.
Gonzato ka shërbyer më parë si Kryetar i Sekretariatit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ai e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij (trembëdhjetë vjet) duke punuar në Sekretariate të ndryshme të Komitetit, duke mbuluar politikat e brendshme dhe të jashtme.