Aktualitet

Skandali me grupet në Telegram, Zëri.ai dorëzon materialet në Polici

Gazetarë të "Zëri.ai" janë paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë, ku kanë dorëzuar të gjitha materialet që posedojnë, të marra nga këto grupe.

Redaksia Zëri
Skandali me grupet në Telegram, Zëri.ai dorëzon materialet
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë pasi Zëri.ai publikoi zbulimin e skandalit me fotot e fëmijëve dhe të vajzave shqiptare në Telegram, Policia e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me denoncimin. Gazetarë të "Zëri.ai" janë paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë, ku kanë dorëzuar të gjitha materialet që posedojnë, të marra nga këto grupe. E gjitha me qëllim që keqbërësit të vihen para përgjegjësisë ligjore lidhur me aktet që kryejnë, e më pas që i xhirojnë dhe më pas që i shpërndajnë në rrjet për persona të tjerë. Në vijimshmëri, "Zëri.ai" do t'ju mbajë të përditësuar me zhvillimin e hetimeve që aktualisht po zhvillohet nga krimi kibernetik.

Zëri.ai është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë këto grupe, përmbajtjen e palejuar të që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë. Personat në këto faqe paguajnë për të marrë foto të vajzave “VIP”, zakonisht në plazh, për t’i edituar si nudo, e më pas për t’i shpërndarë me audiencën që i pret. Pre kanë rënë Luana Vjollca, Belinda Dragot, Ina Pojani, etj. Madje, bëjnë edhe kërkesë kolektive, ku me anë të sondazheve, publiku vendos se kë do të shohë nudo.

Bota virtuale po bëhet gjithnjë e më e frikshme, e të gjithë mund të jenë “viktimë”, që nga fëmijët e pafajshëm që ekspozohen apo bien pre e pedofilëve, tek të rejat që besojnë shumë dhe më pas shantazhohen, e tek personazhet që të vetmin faj kanë që janë persona publikë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB