Aktualitet

Skandali në Shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kërkojnë të mblidhet Komisioni i Ligjeve!

Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë.

f.t
Skandali në Shkollën e Magjistraturës, deputetët e
Arben Rakipi

TIRANË-Lista e fituesve në shkollën e Magjistraturës ka ngritur dyshime për manipulim në zgjedhjen e atyre që do të jenë mes prokurorëve e gjyqtarëve të drejtësisë së re. Një problem i pajisjes "Scantron", bëri që 52 kandidatë ti shtohen listës së fituesëve të fazës së parë të Shkollës së Magjistraturës. 

Pas kësaj situate që është cilësuar si skandali që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kanë kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total. Edhe më herët kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar një seancë dëgjimore me kreun e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. 

Rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht pajisja ‘’Scantron’’ kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Shkolla e Magjistraturës deklaron se do të marrin një tjetër pajisje “Scantron”, e cila do të bëjë ri-vlerësimin nga e para, por kjo lëvizje do e kthejë procesin në pikën zero dhe ngre shumë pikëpyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB