Aktualitet

SKEMA e grupit italo-shqiptar/ Paratë e drogës vinin nga Breshia në Elbasan me autobusë

Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptarë nga Elbasani, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja dhe Shkëlqim Pashja.

F.I
SKEMA e grupit italo-shqiptar/ Paratë e drogës vinin nga Breshia
pamje nga operacioni

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacion i përshkët mes policive të Shqipërisë dhe Italisë, dhe i koordinuar nga SPAK në Tiranë, i cili çoi në shkatërrimin e një grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në një njoftim zyrtar SPAK thotë se nën hetim dhe të dyshuar janë në total 40 persona italianë dhe shqiptarë, teksa janë ekzekutuar edhe 12 masa "arrest me burg" dhe 8 masa të marrjes në pyetje të personave. Goditja erdhi pas zbërthimit të telefonave të enkriptuar të platformave të koduara si SKY ECC.

Veprimtaria kryhej në zonat veriore të Italisë kryesisht, trafiku bëhej me makina, droga sillej nga Amerika e Jugut dhe marrëveshjet e biznesit mes Dubait dhe aksit Kolumbi-Ekuador. Fitimet e drogës silleshin me autobusën e linjës Breshia-Elbasan nga organizata. Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptarë nga Elbasani, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja dhe Shkëlqim Pashja. Ata i jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë.

Në Shqipëri janë arrestuar 5 shtetas shqiptarë, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë:

Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan;
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet M. M. Ndërsa në Spanjë u kap një tjetër anëtar i grupit, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent të mëparshëm penalë. 

Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u regjistrua shpërndarja e lëndës narkotike e llojit kokainë, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali dhe ato u kryen nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Breshias dhe SPAK-ut./ZËRI

Poll

MOS HUMB