
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK po ushtron kontrolle në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kontrollet kanë nisur mesditën e sotme, në kuadër të një hetimi për korrupsion. Burime për ZËRI bëjnë me dije po hetohet një skemë për fshirje debiti, duke ndërhyrë në sistem. Ndaj edhe kanë nisur hetimet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Deri më tani nga kontrollet janë sekuestruar dokumenta, celularë dhe laptop. Ndërsa nga ana e SPAK, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e nisur lidhur me rastin.
vijon...
Poll