
TIRANË- Ka nisur mbledhja e radhës në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku gjatë ditës së sotme është duke u marrë në pyetje specialisti i shëndetit publik, Genci Byrazeri, i cili ka qenë pjesë e studimit të fizibilitetit për sterilizimin.
Byrazeri e nisi raportimin e tij, me merita personale, ku tha se emri i tij renditet, në mesin e 1 mijë studiuesve më të kërkuar për instititucionin dhe vendin tonë.
Teksa ai vijonte të fliste, një nga anëtarët tentoi që ta ndërpriste, teksa ai iu kthye: Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive ku komision, jo vetëm sterr.
View this post on Instagram
Më pas Byrazeri shpjegoi dhe rolin e tij në koncensionin e sterilizimit, ku tha se si përfaqësues i shëndetit publik, ai ka vendosur theksin te parandalimi i infeksioneve spitalore.
Byrazeri vijoi më tej duke thënë se gjendja e spitaleve në Shqipëri, ishte e ngjashme me Afrikën, por pas kundërshtimit nga Albana Vokshi, ai u detyrua që të tërhiqte këtë krahasim.
Byrazeri mbrojti studimin e tij të fizibilitetit, duke konstatuar problematikën e ndotjes dhe infeksioneve në qendrat spitalore ku ishte caktuar që të kryente kërkime shkencore.
“Një pjesë janë marrë parasysh nga konstatimet e bëra dhe një pjesë jo. Ky është vetëm një studim fizibiliteti dhe vendimet i marrin të tjerët. Një pjesë u morën parasysh dhe shumë mirë u bë, por detyra ime kjo ishte. Ndaj edhe kam firmosur, sepse profesioni im është mjek epedimiolog, të kontrolloj gjendjen, gjithmonë për pjesën time. Unë kam firmosur për pjesën time”, tha Byrazeri./ZËRI