Aktualitet

‘Sterilizimi/ Pas disa orësh debate, ndërpritet mbledhja, opozita kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit

Ishte Kryetarja Albana Vokshi, ajo që kërkoi të ndërpritej mbledhja pasi do të nisë Konferenca e Kryetarëve

I.F
‘Sterilizimi/ Pas disa orësh debate, ndërpritet mbledhja,
Komisioni i Shëndetësisë

TIRANË- Pas debateve të ashpra dhe akuzave të opozitës ndaj mazhorancës, mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë u shty sërish. Ishte Kryetarja Albana Vokshi, ajo që kërkoi të ndërpritej mbledhja pasi do të nisë Konferenca e Kryetarëve. Kërkesa e Vokshit për të ndërprerë mbledhjen u refuza nga zëvendëskryetari Plarent Ndreca.

Sipas opozitës, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të shqyrtohet edhe kërkesa për zgjatjen e komisionit. Ndërkohë, kjo seancë u zhvillua me debate të shumta, por ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk e dha dëshminë e tij. Kujtojmë se Beqaj dhe dje u thërrit në Komision, por ai nuk iu përgjigj asnjë pyetje, pasi kërkoi që të paraqiste një Powerpoint, por kjo u refuzua nga opozita.

Refuzimi i opozitës solli debate të shumta në Komision dhe ndërprerjen e tij, po ashtu edhe sot ndodhi e njëjta gjë. Opozita gjithashtu kërkoi që në Komision të thërritet edhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi, kërkesë kjo që u refuzua nga mazhoranca. /ZËRI

Poll

MOS HUMB