Aktualitet

Stërling në Katar për Kupën e Botës, 3 shqiptarët i vodhën vilën në Angli

Stërling ishte detyruar të kthehej në shtëpi gjatë Botërorit dhe të fluturonte sërish në Katar

D.XH
Stërling në Katar për Kupën e Botës, 3 shqiptarët
Shqiptarët e prangosur

LONDËR – Policia në Britaninë e Madhe është në kërkim të tre shqiptarëve, që dyshohet se kanë vjedhur vilën e futbollistit të Anglisë dhe Chelseas, Raheem Stërling. Efektivët policorë në Surrey janë vënë në kërkim të shtetasve shqiptarë Alfred Isufi 48 vjeç, Gerard Kalaja 22 vjeç dhe Henri Osmani 44 vjeç.

Shqiptarët në fjalë akuzohen se kanë kryer grabitje në rezidencën e Stërling, në kohën që futbollisti anglez ishte në Katar për Kupën e Botës.

Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me hajdutë serialë dhe shprehen se këta persona mund të fshihen pas plot 33 grabitjeve të ndodhura në zonat e Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.

Gjatë grabitjeve, shqiptarët dyshohet se mund të kenë përftuar shumën prej 1 milionë paund. Në dhjetor, vila e futbollistit 27-vjeçar u grabit, duke marrë prej saj bizhuteri e ora. Familja e Stërling kishte mbetur e tronditur nga ajo që kishte ndodhur në vilë.

Stërling u kthye në Angli në atë kohë, duke munguar në fitoren e “luanëve” ndaj Senegalit 3:0, ndërsa u rikthye në Katar, teksa ekipi anglez humbi në çerekfinale ndaj Francës.

Të enjten, është paraqitur përpara gjyqit një 23-vjeçar shqiptar, akuzuar për raste vjedhjesh. Emiliano Krosi, banues në Southend-on-Sea, u paraqit në Gjykatën e Guildford për t’u përballur me 33 akuza për vjedhje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB