
GREQI- Vritet një 40-vjeçar shqiptar në Pire. Brigen Limka është qëlluar për vdekje me armë zjarri mesditën e sotme në Pire. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, një i moshuar ka qëlluar me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147, duke e goditur në kokë.

Viktima ishte një punonjës i biznesit të të moshuarit, Dhimitris Kutrumanis, e dy burrat kanë pasur përplasje herë pas here.

Por sot, sherri ka nisur në parking, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta vrarë. Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari i armatosur ka “ngatërruar” shtëpinë e tij dhe më pas ka zgjedhur që të dorëzohet në Policinë greke.
“E vrau për një vend parkimi,”- thonë dëshmitarët. Një grua që njihte autorin e moshuar, përshkruan një burrë që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

“Ata patën një debat. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori armën, kur doli tha "tani mbarova me ty". Priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme,”-tregon një prej dëshmitareve okulare. Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar të sulmit vrasës në Pire, flet për një burrë që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.