GREQI-Janë publikuar fotot e katër shqiptarëve mes tyre një grua, të akuzuar për tentativën e grabitjes me armë që ndodhi në Thermo më 5 prill 2026, Greqi. Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për, Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi.
Dy të akuzuarit meshkuj ishin të arratisur nga një Qendër Paraburgimi, ndërsa i akuzuari i tretë ishte në një leje të rregullt gjashtëditore, e cila i ishte dhënë nga një burg në të cilin ndodhej. Arrestimi i tyre u krye pas një operacioni të koordinuar nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Agrinio-s, Departamenti i Policisë së Thermo-s, Departamenti i Narkotikëve dhe OPKE.
Ngjarja ndodhi më 5 prill, ku 3 shqiptarët me fytyrat e mbuluara, hynë me forcë në shtëpinë e një çifti të martuar. Duke kërcënuar burrin me armë dhe duke përdorur dhunë fizike, ata u përpoqën t'i zhvatnin para. Gjatë grabitjes, të akuzuarit u vunë re nga djali i çiftit dhe ikën, ndërsa njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, pa u raportuar për të lënduar.
Kapja e tyre u bë pasi Policia ndaloi një automjet me shofere, Fatbardha Shehin, ndërsa dy prej shqiptarëve ishin fshehur në bagazh. Shqipatri i katërt u gjet në një shtëpi me qira.