Aktualitet

Te Uçkat, si dikur/ Plazhi 100-vjeçar në Pogradec, vendasit nuk e braktisin

Një pushuese tjetër tregon se për herë të parë e provoi vetë dje këtë mënyrë tradicionale peshkimi, ashtu siç e kishte parë nënën e saj dikur.

k.m.
Te Uçkat, si dikur/ Plazhi 100-vjeçar në Pogradec, vendasit
Pamje nga plazhi

POGRADEC- Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, te “Uçkat”, u rikthyen traditat e dikurshme të liqenit, fëmijët kapën peshk me vazo, të rinjtë bënë gara noti e kanoesh, ndërsa pushuesit kujtuan si jetonte Pogradeci në vitet e shkuara. Rita Topulli, një pogradecare e vjetër, tregon me mall fëmijërinë e saj në këtë breg liqeni, ku verat kalonin kështu kështu: Që në mëngjes e deri në darkë si rosat rrinim, zinim peshk me vazo, I hidhnim i mbushnim prap. Ky ishte vendi me i bukur që ekzistonte atë kohë. Bënim not, gara me njeri tjetrin, shkonim në ura. Jam e kënaqur që po ripërsëritet historia e shohim fëmijërinë tonë.

Një pushuese tjetër tregon se për herë të parë e provoi vetë dje këtë mënyrë tradicionale peshkimi, ashtu siç e kishte parë nënën e saj dikur.

"Asnjëherë nuk kisha kapur kështu, kisha parë mamin tim, ishte argëtuese e u bashkova e unë me fëmijët."

Liljana Busho dhe Vladimir Meto, rekordmenë të notit dhe trajnerë, shprehen se sporti i notit po i rikthehet qytetit, ndërsa të rinjtë po e përqafojnë sërish këtë traditë të hershme pogradecare.

"E kam thyer në Kinë rekordin. Me riktheu kohën e 58 vite më parë, kam nostalgji për fëmijët, gjynah qe vend mos ketë notarë, duhet investim i madh."

"M'u rikthyen kujtimet ketu quhen Uckat Jane luajtur filma dhe notojnë notarët. Mundohemi kemi disa grupe moshash. Është rikthyer noti tashmë, bëjmë dy aktivitete dhe maratonën e notit për nder të Agron Ruvinës."

Në aktivitet u prezantuan edhe foto të rralla historike, të realizuara nga fotografë francezë dekada më parë, që sjellin atmosferën e plazhit të “Uçkave” në vitet e largëta.

"Kjo ekspozitë lidhet me këtë plazh, foto të bërë gjatë pushtimit francez por e fotografë pogradecare si Misto Cici, e sjell këtë plazh ashtu siç ka qenë një shekull më parë,"- tha Ledjan Zeqollari, drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore. 

Ndërkohë, një pushuese e huaj që viziton për herë të parë Shqipërinë, shprehet e mahnitur nga Pogradeci dhe bukuritë e tij natyrore.

"Isha në Shkodër, Ksmail, Korçë e tani në Pogradec. Me pëlqen shume Pogradeci. Liqeni është fantastik, mikpritja, ushqimi, pamja. Është vend çlodhës."

Plazhi i “Uçkave” është rijetësuar nga bashkia e këtij qyteti duke u kthyer në një plazh publik shumë të frekuentuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB