
TIRANË- Meterologia Lajda Porja tha se moti për këtë fundjavë do të jetë me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta. Ajo tha se temperaturat do të zbresin deri në -7 gradë. Më tej, Porja shtoi se parametri i erës do të jetë problematikë, pasi do të bëj që moti i ftohtë të ndihet më shumë.
Po ashtu, në zonat juglindore dhe verilindore reshjet e dëborës do të jenë prezente gjatë fundjavës.
“Diell por shumë ftohtë. Kthjellimet do të jenë prezente ditën e sotme, herë pas here do të ketë vranësira, nuk do të mungojnë reshjet e pakta të dëborës vetëm në zonat juglindore dhe verilindore. Temperaturat mjaft të ulëta do të ketë gjatë ditës së sotme. -4 dhe -5 minimalja dhe maksimalja deri në 14 gradë celcius. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që dielli të jetë present në të gjithë territorin shqiptar. Temperatura mjaft të ulëta për shkak të depërtimit të masave të ftohta me origjinë lindore, duke bërë që minimalet të jenë -7 gradë. Zonat më të ftohta në verilindje, Peshkopia dhe Bulqiza. -4 dhe -5 në qarkun e Korës dhe temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 12 gradë celcius. Parametri i erës herë pas here bëhet problematike, do të jetë një erë jo shumë e fortë por e ftohtë, e cila është lindore dhe verilindore, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë", u shpreh ajo. /ZËRI