
Fusha e mbetjeve
VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë ende vijon të jetë problematike për këtë qytet. Fusha e mbetjeve është përfshirë sërish nga flakët, edhe pse ka kaluar një muaj nga zjarri i parë. Zjarrfikëset po shkojnë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet nëse është i qëllimshëm ose jo.
Ndërsa, nga zjarri i muajit të kaluar, nga hetimet rezultoi se ishte i qëllimshëm.
Zjarri në vend grumbullimin e mbeturinave është kthyer në një problem serioz për qytetarët e Vlorës, pasi është aktivizuar disa herë brenda këtij viti, ndërsa tymi përhapet në pjesën e madhe të qytetit. /ZËRI
Poll