Aktualitet

Tentativë vrasjeje, trafik droge dhe vjedhje, arrestohen 5 shqiptarët e rrezikshëm në Angli

Geraldo Beja është prangosur në zonën Cottage Grove të Londrës. 35 vjeçari Beja akuzohet për trafik droge dhe si pjesë e një organizate të krimit të organizuar.

F.m
Tentativë vrasjeje, trafik droge dhe vjedhje, arrestohen 5 shqiptarët
Policia angleze

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga nga autoritetet britanike pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Top Channel shkruan se shqiptarët kërkoheshin nga drejtësia italiane për krime të ndryshme kryesisht në trafikun e drogës. Fation Haskaj është një prej tyre, i cili doli përpara gjykatës të ekstradimeve City of Ëestminster Magistrate Court. Ai akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje.

Geraldo Beja është prangosur në zonën Cottage Grove të Londrës. 35 vjeçari Beja akuzohet për trafik droge dhe si pjesë e një organizate të krimit të organizuar.

Sipas medias italiane ai bashkë drejtonte këtë grup kriminal së bashku me një maroken. Ata janë përgjegjës për trafikun dhe shitjen e disa tonelata kanabis që transportohej nga Shqipëria.

Është prangosur për llogari të Italisë edhe Mariglen Qefalia 41 vjeç. Ndaj tij rëndojnë 14 akuza për trafik droge. I kërkuari tjetër i drejtësisë italiane Gëzim Topalli është arrestuar në zonën e Harroë në Londër.
Topalli 41 vjeç, ka llogari të hapura me drejtësinë italiane si i akuzuar me 10 akuza për trafik droge po aq akuza për grabitje të sendeve me vlerë.

Poll

MOS HUMB