Aktualitet

Tentoi të kalonte Qafë Morinën me 131 fishekzjarrë dhe 4500 kapsolla kontrabantë, pranga 60-vjeçarit

Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

E.K
Tentoi të kalonte Qafë Morinën me 131 fishekzjarrë dhe 4500
Mallrat e sekuestruar

KUKËS- Mati Gjergji, 60 vjeç është vënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Kukësit pasi tentoi të kalonte mallra kontrabandë në Pikën Kufitare të Qafë Morinës. Sipas Policisë, e cila ka ndarë dhge pamjet nga arrestimi, 60-vjeçari tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qafë Morinë, Tropojë/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi. Tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Touran", me drejtues shtetasin M. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin M. Gj., 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB