Aktualitet

Tentoi të zhvaste drejtuesit e klubit të Sevilla, arrestohet lideri i mafias bullgare

E gjithë historia ka nisur për një kamp stërvitor të klubit, të cilin duhet ta ndërtonin në Meksikë.

k.m.
Tentoi të zhvaste drejtuesit e klubit të Sevilla, arrestohet lideri i
Foto ilustruese

BULLGARI- Arrestohet lideri i mafias bullgare në Spanjë, Beyhan Mezi Rafi, pasi tentoi që të zhvaste drejtuesit e klubit sportiv "Sevilla". Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, Beyhan Mezi Rafi ka shantazhuar për gjysmë milioni euro një nga bosët e klubit të futbollit. E gjithë historia ka nisur për një kamp stërvitor të klubit, të cilin duhet ta ndërtonin në Meksikë.

“Ivo” pretendoi se fliste në emër të një karteli droge në këtë vend të Amerikës së Veriut. 

Kampi nuk u ndërtua kurrër por mafiozi gjithsesi donte të merrte shumën e parave që i ishte premtuar nga një prej drejtuesëve. Ky i fundit është ende i paidentifikuar me emër nga mediat e huaja. Me sa duket, bullgari, një nga "kontrollorët" e mëdhenj të jetës së natës në Madrid dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm në Spanjë, nuk ia ka arritur dot qëllimit të tij.

Përveç Beyhanit, Policia në Spanjë ka ndaluar edhe 4 persona të tjerë.

Me këtë histori, klubit i shtohet edhe një tjetër skandal. Skuadra ka një paraqitje të dobët në La Liga që nga fillimi i sezonit, me vetëm dy fitore në 14 ndeshje dhe duke zënë vendin e 15-të në renditje./ZËRI

Poll

MOS HUMB