Aktualitet

Tentoi t'i largohej postobllokut...por u 'fundos' më keq! Arrestohet shqiptari në Spanjë

Tentativa e tij jo vetëm rezultoi e dështuar por u “fundos” pasi agjentët e Gardës Civile zbuluan se ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhër-arreste dhe një dëbim nga zona Shengen, dhënë më herët nga Italia.

E.K
Tentoi t'i largohej postobllokut...por u 'fundos' më keq!
Pamje nga arrestimi

SPANJË- Një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka rënë në prangat e Policisë spanjolle këtë të premte pasi tentoi t’i ikte një postoblloku policie. Tentativa e tij jo vetëm rezultoi e dështuar por u “fundos” pasi agjentët e Gardës Civile zbuluan se ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhër-arreste dhe një dëbim nga zona Shengen, dhënë më herët nga Italia.

Shqiptari pasi pikasi postobllokun e Policisë, la makinën dhe vrapoi për tu fshehur në pyll, por nuk ja doli. Ai u ndoq nga agjentët, të cilët mundën ta lokalizonin të fshehur. Gjatë momentit të arrestimit ai u përlesh me një nga oficerët e Policisë, i cili mbeti i lënduar./ZËRI

Poll

MOS HUMB