Aktualitet

Ishte duke punuar, plagoset minatori në një minierë në Martanesh

Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

k.m.
Ishte duke punuar, plagoset minatori në një minierë në
Foto ilustruese

BULQIZË- Një punonjës i minierës, në zonën e Martaneshit është plagosur në këmbë teksa ishte duke punuar gjatë paradites së sotme. Minatori rreth moshës 50 vjeçare, i identifikuar me inicialet A.T., është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth ores 12:00, është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A.T., rreth 50 vjeç, me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në zonën e Martaneshit, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar në këmbë gjatë procesit të punës. 50-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB