Aktualitet

"The Sun" zbulon PLANIN: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër

Sipas medias britanike "The Sun", armët dhe qindra fishekë ishin porosi për bandat shqiptare në Angli, të cilat luftojnë për terrenin e shitjes së drogës dhe zonat e prostitucionit në Londër.

k.m.
"The Sun" zbulon PLANIN: Armët e kapura për në Angli,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një rrugë trafiku armësh zjarri nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe është "shkatërruar" nga SPAK. Pistoleta "Glock" dhe një kallashnikov, ishin disa nga llojet e armëve të preferuara nga grupet shqiptare me bazë në Britaninë e Madhe. Sipas medias britanike "The Sun", armët dhe qindra fishekë ishin porosi për bandat shqiptare në Angli, të cilat luftojnë për terrenin e shitjes së drogës dhe zonat e prostitucionit në Londër.

Policia e Shtetit në Shqipëri i gjeti armët teksa përgatiteshin për t'u dërguar në Angli. Në pranga kanë rënë tre persona, të cilët u kapën në Tiranë, Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç, ndërkohë që të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Edhe pse arrestimet u kryen në Tiranë, duket se "epiqendra" e grupit ishte në Tropojë, në veri të Shqipërisë.

"Që nga fundi i viteve 1990, bandat nga Tropoja janë aktivizuar në komunitetet shqiptare në lagjet e Londrës Lindore dhe Juglindore të Woolëich, Stratford dhe Barking. Mafiozët e përfshirë në prostitucion, kontrabandë kokaine dhe ferma kanabisi dyshohet se do të rrisin fuqinë e tyre të zjarrit për të sulmuar rivalët,"-shkruan "The Sun".

Ervin Karamuco, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, tha: Grupet kriminale në Shqipëri kanë krijuar një arsenal armësh dhe aksesorësh modernë për të furnizuar bashkëpunëtorët e tyre në MB. Armët janë të siguruara në Turqi dhe tregun ilegal serb dhe mund të ishin përdoren nga kushdo – përfshirë terroristët.”

"The Sun" zbulon PLANIN: Armët e kapura për në Angli,
Itinerari i armëve

Ishin zyrtarët në portin shqiptar të Durrësit ata që i gjetën armët përmes skanerit, ndërsa destinacioni i tyre ishte një adresë në Luton. Furgoni, një Mercedes i bardhë i regjistruar në Britani, do të udhëtonte me traget për në portin italian të Ankonës, dy ditë me makinë nga Britania e Madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB