
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë. Një derë garazhi ka rënë mbi djalin 3-vjeçar të familjes duke i marrë jetën.
Sipas informacioneve të para nga autoritetet, të cituar nga 'ertnews.gr', prindërit e fëmijës e kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po e rinovonin. Por fëmija i është afruar për të luajtur dhe dera i ka rënë përsipër.
Prindërit e djalit, përkatësisht 39 dhe 42 vjeç e dërguan menjëherë në spital, por ishte tepër vonë për të miturin. Tani, të dy u arrestuan me akuzën e ekspozimit e të miturit ndaj rrezikut./ZËRI
Poll