Aktualitet

Vrasja e të moshuarit në azil, lirohen infermieret, shtrim në psikiatri për autorin

Autori Zyhdi Shehi, sa për shkak të moshës, sa për shkak të kushteve të shëndetit mendor do të shtrohet në psikiatri. Kështu kanë vendosur togat e zeza.

k.m.
Vrasja e të moshuarit në azil, lirohen infermieret, shtrim në
Zyhdi Shehi dhe Virxhil Vesho

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka 'zbutur' masën e sigurisë duke lënë në "arrest shtëpie" dy infermieret Glesantina Saraçi dhe Nazime Mulla, të cilat tentuan të fshehin vrasjen e 82-vjeçarit në një azil të moshuarish në Tiranë. Autori Zyhdi Shehi, sa për shkak të moshës, sa për shkak të kushteve të shëndetit mendor do të shtrohet në psikiatri. Kështu kanë vendosur togat e zeza. Kjo për shkak se i moshuari është vlerësuar se ka një formë të agravuar të sklerozës.

Zyhdi Shehu, 78 vjeç, vrau me shkop shokun e dhomës Virxhil Vesho, 82 vjeç. Pasi kanë parë skenën e krimit, dy infermieret e kanë çuar të ndjerin në një agjensi funerale, e cila ka njoftuar më pas Policinë duke treguar dyshimet se i moshuari ishte vrarë. Në dëshminë e tyre infermieret pretenduan se kur e panë të moshuarin në tokë, menduan se ishte rrëzuar dhe si pasojë kishte humbur jetën. 

Ndërsa autori në dëshminë e dhënë për hetuesit rrëfeu se kishte menduar që në dhomë u kishin hyrë persona të tjerë dhe ndaj e kishte qëlluar, pa e ditur se në fakt po godiste shokun e tij. 

“Virxhili nuk po më përgjigjej nëse kishte njerëz të tjerë në dhomë. E pyeta disa herë dhe më pas qëllova disa herë në kokë dhe trup, duke menduar se ishte dikush tjetër. Pasi pimë ilaçet u shtrimë për të fjetur gjumë dhe në mesnatë u ngrita për të shkuar në banjo. Pasi u futa në dhomë, dëgjova zëra dhe të bërtitura dhe pashë se Virxhili ishte shtrirë. E pyeta kush po bërtet dhe i kërkova të fliste nëse kishte njeri në dhomë, por ai nuk m’u përgjigj. Në atë moment kam filluar ta godas në kokë dhe trup disa herë. Më pas i fola sërish duke i thënë nëse do flasë apo jo, aty mu përgjigj me dy-tre fjalë dhe e godita sërish me karrigen që gjendej aty. Nga ai moment nuk mbaj mend çfarë ndodhi,”- u shpreh Shehi.

Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “Ali Demi”, teksa autori i dyshuar Zyhdi veshi është një emër i njohur në fushën e Historisë dhe Letërsisë, i nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për punën e kryer në arsim dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës për hulumtimet historike./ZËRI

Poll

MOS HUMB