
TIRANË- Shkak për nisjen e konfliktit mes Robert Kullës, djalit të Nehat Kullës, të njohur si djali i ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe në Tiranë është bërë një vilë që u ka lënë trashëgimi i ndjeri. Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në vitin 2020, si pasojë e përballjes me koronavirusin. Por, që prej asaj kohe, djali i tij përplaset vazhdimisht me bashkëshorten e dytë të babait për pronësinë e vilës së ‘gjeneralit’, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.
Gazetarja Keti Banushi shkruan për Shqiptarja.com se dyshja kanë përfunduar shumë herë në polici për këtë arsye dhe njerka e Robert Kullës ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim, por këtë herë rasti kishte kaluar në vetëgjyqësi pasi Robert Kulla ka thyer çelësin e bravës së shtëpisë.
Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale: "Dhuna në familje", "Vetëgjyqësia", dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".