Aktualitet

Plagoset me 3 plumba shoferi i furgonit me pasagjerë

Plagosja me armë ka ndodhur në afërsi të zonës së tregut të qytetit

E.K
Plagoset me 3 plumba shoferi i furgonit me pasagjerë
Pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku në shënjestër ka qenë shoferi i një furgoni me pasagjerë nga Laçi.

Burime bëjnë me dije për Zëri se në drejtim të furgonit me pasagjerë është qëlluar me armë, duke lënë të plagosur shoferin Tonin Ndreca, ndërkohë që shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

Mësohet se në momentin kur është qëlluar me armë në drejtim të shoferit, furgoni ka qenë i mbushur me pasagjerë. Fatmirësisht ngjarja nuk ka lënë të lënduar asnjë prej personave të tjerë të pranishëm në mjet.

Burimet sqarojnë se Ndreca është qëlluar me tre plumba në pjesën e këmbëve, ndërkohë që në vendngjarje është gjetur dhe një kaçavidë që dyshohet se i përkiste të plagosurit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit për parkimin mes shoferit që ka mbetur i plagosur dhe autorit, i cili është identifikuar por nuk është vënë ende në pranga nga ana e policisë.

Blutë e Lezhës nuk kanë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.

/Zëri

Poll

MOS HUMB