Aktualitet

Tullumbacet me drogë, kush i shpiku dhe si po kthehen në 'trend'

Zëri.ai ishte pranë tyre, por sot do t’ju sjellim një informacion më të detajuar rreth këtyre formulimeve të reja që po infektojnë brezat e rinj.

Florida Mingla
Tullumbacet me drogë, kush i shpiku dhe si po kthehen në
Foto ilustruese

TIRANË- Janë adoleshentë, të rinj të moshave 15 deri në 20 vjeç, të pandërgjegjësuar ende për rreziqet e substancave narkotike, por me një akses të plotë për t’i blerë, njësoj si në dyqan. Kjo është edhe panorama që paraqitet në gjimnazet e Tiranës, ku njohuritë për kanabis gelato dhe tollumbacet me drogë tejkalojnë ato të ekuacioneve matematikore dhe të formulave kimike të komponimeve.

Me një çmim që nis nga 300 deri në 3 mijë lekë të rinj, këta nxënës, librat i zëvendësojnë me të tjerë aksesorë, që në vend të ushqimit të trurit, kujdesen mjaft mirë për të nisur shkatërrimin fizik të një të riu, në afatgjatë edhe atë mendor. Zëri.ai ishte pranë tyre, por sot do t’ju sjellim një informacion më të detajuar rreth këtyre formulimeve të reja që po infektojnë brezat e rinj.

Kush është mbarështuesi i kanabisit gelato? Po tollumbacet me azot nga vijnë?

Mario Guzmán është mbarështuesi më i njohur në ditët e sotme dhe "babai" i disa prej varieteteve më të kërkuara të kanabisit për momentin. Ai krijoi "Thin Mint" që i dha atij famë botërore dhe për rrjedhojë bazën për të vijuar me larmishmëri prodhimesh. Një prej tyre  dhe Gelato që ka hyrë dhe në vendin tonë. Operacioni ‘Tempulli’ që çoi pas hekurave mbi 200 personave tregoi se kanabis gelato porositet online dhe me anë të postës mbërrin në duart e çdo të riu, pavarësisht moshës. Korrierët personal janë gjithashtu një tjetër alternativë, por këto përdoren për ngarkesa më të mëdha, siç dhe u vu re nga përgjimet.

Britaniku Joseph Priestley sintetizoi oksidin e azotit (N2O) dhe raportoi mbi gjetjet e tij në vitin 1772, por ky formulim u përdor më vonë nga Humphrey Davy, një tjetër shkencëtar britanik, i cili eksperimentoi mbi veten dhe miqtë e tij me gazin. Fillimisht këtë gaz dehës e përdornin oportunistët që organizonin ekspozita publike. Për një pagesë të vogël njerëzit mund të qeshnin dhe të silleshin në mënyrë të pakontrolluar nën efektin e këtij gazi dehës. Më vonë, ky lloj gazi u përdor si anestezi në kirurgjinë dentare, ndërsa sot, shitet lokaleve të Tiranës si një alternativë shijesh në vendet ku konsumohet nargjile apo siç njihet ndryshe, shisha./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB