Aktualitet

U afruan me makinë pranë lokalit dhe qëlluan me armë drejt tij...Plagosën "Guccin" e TikTok-ut, shpallen në kërkim 3 autorët

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 15 dhjetor, ku 3 autorët janë afruar në lokalin ku qëndronte "Gucci" dhe kanë qëlluar drejt tij. Si pasojë e të shtënave, Kuçi ka është dëmtuar lehtë.

zh.ll
U afruan me makinë pranë lokalit dhe qëlluan me armë drejt
Fabion Kuci

DURRËS- Tre persona, të dyshuar si autorë të plagosjes së 33-vjeçarit Fabjon Kuçi (Gucci), janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 15 dhjetor, ku 3 autorët janë afruar në lokalin ku qëndronte "Gucci" dhe kanë qëlluar drejt tij. Si pasojë e të shtënave, Kuçi ka është dëmtuar lehtë.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal ndaj një 31-vjeçari, pronari i njërit përj automjeteve me të cilët lëvizën autorët, ndërsa në banesën e tij u gjetën disa fishekë luftarak.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Fabjon Kuçi, ndryshe i njohur si ‘Gucci’ në TikTok, ka mbetur ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka shlyer disa vite dënimin ne qeli. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire)./ZËRI

Poll

MOS HUMB