DURRËS- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku ka mbetur i lënduar personazhin i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi i njohur ndryshe dhe si GUCCI. Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr. 9, e njohur si lagja e Re. Policia lokale ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka shlyer disa vite dënimin ne qeli. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).
Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re.