Aktualitet

U arrestuan për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it, Gjykata lë të lirë 3 administratorët e klinikave private

Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës që hetimi ndaj tyre të vijojë në gjendje të lirë, kërkesë kjo që u pranua.

I.F
U arrestuan për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it,
Botox-i i sekuestruar nga Policia e Shtetit

TIRANË- Tre administratorët e klinikave private që u arrestuan nga Policia disa ditë më parë për futjen e mallrave kontrabandë të botox-it, janë lënë të lirë.

Mësohet se Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, i cili ishte administratori i kompanisë që fuste produktet në Shqipëri. Po ashtu edhe Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Sheihaj janë lënë të lirë. Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës që hetimi ndaj tyre të vijojë në gjendje të lirë, kërkesë kjo që u pranua.

3 administratorë të tjerë janë shpallur në kërkim, por deri më tani, nga Policia e Shtetit janë identifikuar vetëm me iniciale.

Operacioni u zhvillua në qendrat estestike apo parukeritë në të cilat realizohet dhe procedura e injektimit të botoksit. Në total, Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike e parukeri në Tiranë, për mallra kontrabandë. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesa ku dyshohet se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë.

Gjithashtu duhet theksuar se botoxi kudo në botë nuk është një lëndë e ndaluar për t'u injektuar, por në Shqipëri ende nuk futet në mallrat që lejohet të importohet. Kështu, rrjedhimisht ndalohet që të injektohet. Por klinikat kanë gjetur mënyrën për të përmbushur kërkesat e klienteve të tyrë. Sesa i sigurtë është produkti që kanë injektuar, kjo gjithashtu nuk dihet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB