Aktualitet

U dhunua nga punonjësit e firmës "Gjikuria", Policia nis hetimet

Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe ka shkuar që të konfrontohet me ta.

k.m.
U dhunua nga punonjësit e firmës "Gjikuria", Policia nis
Petrit Gjoni

VLORË- Policia e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me incidentin e shënuar dje në Dukat, ku punonjësit e firmës "Gjikuria" dhunuan një banor të zonës. Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe ka shkuar që të konfrontohet me ta. Por nuk ka marrë asnjë sqarim, por dhunë fizike. Kështu pas denoncimit që ka bërë në Polici, ka nisur ndjekja penale për punonjësit e firmës. Ndërkohë që Gjoni, ndodhet ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Stacioni i Policisë Orikum referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, banues në Dukat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. Gj., 64 vjeç, banues në Dukat, se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat. Shtetasi P. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB