Aktualitet

U ekstradua nga Italia/ GJKKO lë në burg Bujar Shegën, mohon akuzat e SPAK

Shega akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

F.I
U ekstradua nga Italia/ GJKKO lë në burg Bujar Shegën, mohon
Bujar Shega

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë qeli në masën e sigurisë "arrest në burg" Bujar Shegën.

52-vjeçari i njohur dhe me emrin Marsel gjatë seancës ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shega akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Bujar Shega u ekstradua një ditë më parë nga Itali, ku u arrestua në muajin nëntor të vitit të kaluar me urdhër të GJKKO. 52-vjeçari është administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", përmes të cilave dyshohet se pasatronte paratë e disa grupeve kriminale. Përmes kompanisë "Viola Green", Shega ka fituar 10 tendera i vetëm dhe 4 të tjerë në bashkëpunim me "Bardhi shpk". Ai është i skeduar edhe për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën./ZËRI

Poll

MOS HUMB