Aktualitet

U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti kërkon ndryshim vendimi: Nuk kam mundësi ta paguaj

Ndërkohë në kërkesën e tij, Xhafa ka pretenduar se nuk ka të ardhura dhe as mundësi që ta paguajë këtë shumë.

zh.ll
U gjobit për aksidentin në gjendje të dehur, ish-deputeti
Qani Xhafa

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Qani Xhafa ka kërkuar ndryshimin e dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 900 mijë lekë gjobë. Pas dënimit me gjobë gjatë muajit qershor, Xhafa e apeloi vendimin. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme Gjykata e Apelit e shtyu vendimin.

Ndërkohë në kërkesën e tij, Xhafa ka pretenduar se nuk ka të ardhura dhe as mundësi që ta paguajë këtë shumë. Mësohet se avokati i ish-deputetit ka kërkuar që gjykata ta japë një dënim tjetër, atë me kusht, pasi nuk mundësi financiare për të paguar gjobën. 

Xhafa, i dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan në 2023, ndaj akuzohet për veprën penale: drejtim mjeti në gjendje të dehur. Kështu me marrjen e dosjes nga GJKKO, trupa gjykuese ka vendosur që hetimet të kryen nga SPAK duke arsyetuar se deri më tani ishin kryer nga një Prokurori jo kompetente.

Aksidenti ndodhi më datë 13 Mars 2023, e fill pas ngjarjes Xhafa përfundoi në pranga pasi u konstatua se ishte në gjendje të dehur. Por u lirua menjëherë të nesërmen, madje bëri edhe një reagim në rrjetet e tij sociale. Në një postim në Facebook, Xhafa shkruante se është në gjendje të mirë shëndetësore. Në kohën e aksidentit, Qani Xhafa ishte kandidat për deputet por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale për Elbasanin, ndaj automatikisht u fut në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB