Aktualitet

U kapën me 7 pako kokainë, lihen në burg Çuni dhe Doçi. Dëshmia: E dija që do bëhej diçka e pisët

Avokatët e dy personave të arrestuar kanë kërkuar lirimin, kundrejt një garancie pasurore

E.K
U kapën me 7 pako kokainë, lihen në burg Çuni dhe
Mentor Cuni dhe Arjan Doci

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë nën masën e arrestit me burg Mentor Çunin dhe Arjan Doçin, që u arrestuan nga policia, pas sekuestrimit të 7 kilogramëve kokainë në port.

Ndryshe nga deklarata që kanë bërë në polici, në Gjykatë Mentor Çuni ka pranuar se ka patur dijeni që pakot që morën në Tiranë kishin kokainë. Lënda narkotike do të pritej në Britaninë e Madhe nga vëllai i tij Fatbardh Çuni, i cili është shpallur në kërkim.

“Ia dhashë furgonin dikujt për 2 ditë, e dija që do bëhej dicka ‘e pisët'”, mësohet të jetë shprehur Mentor Çuni në Gjykatën e Durrësit.

Koakina ishte fshehur në një furgon në pronësi të kompanisë 'Bledi Travel" e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri - Itali - Angli. Nga operacioni u sekuestruan 7 kg e 30 gr kokainë, e ndarë në 7 pako të mbështjella me natriban.

Ndrësa policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim personin që do të priste kokainën në Angli, 37-vjeçarin Fatbardh Cuni.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB