Aktualitet

Furnizonin me lëndë plasëse grupet kriminale? Lihen në burg Marjan dhe Ilir Gjoka

Marjan dhe Ilir Gjoka u kapën me mina telekomandë. Ata dyshohet se furnizonin me lëndë plasëse grupet kriminale.

D.XH
Furnizonin me lëndë plasëse grupet kriminale? Lihen në burg
Policia e Lezhes

LEZHË – Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për Marjan Gjokën dhe Ilir Gjokën, të cilët u kapën me mina me telekomandë. Ata do të qëndrojnë në burg pa afat. Marjan Gjoka, 28 vjeç banues në Rubik dhe Ilir Gjoka, 45 vjeç, u kapën me mina të telekomanduara.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy burrave. Ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Dy të arrestuarit nuk kanë thënë asnjë fjalë se përse i kanë “prodhuar” këto mina dhe përse iu duheshin ato. Autoritetet po vijojnë hetimet, për të zbuluar se përse iu duheshin të arrestuarve, minat. Marjan Gjoka ishte duke ecur në këmbë në qytetin e Rrëshenit, teksa në çantën e tij kishte 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Ndërsa, një ditë më pas u arrestua në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka. Gjatë kontrollit në trup i janë gjetur 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Autoritetet dyshojnë se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomandë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB