Aktualitet

U kërcënuan me jetë/ KLP zgjat mbrojtjen e 2 prokurorëve! Selimi në 'shënjestrën' e Laert Haxhisë

Merita Selimi u mor neë mbrojtrje nga Policia e Lushnjës, pas dyshimeve se ajo do të ishte në shënjestër të Laert Haxhiut, i cili pretendohet se kishte planifikuar ekzekutimin e saj.

E.K
U kërcënuan me jetë/ KLP zgjat mbrojtjen e 2 prokurorëve!
Mertita Selimi

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur mbrojtjen për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Ridvan Suka dhe ish-prokuroren Merita Selimi. Sipas TCH, mbrojtja e Selmit dhe Sukës dhe për familjet e tyre është pa afat.

Merita Selimi u mor neë mbrojtrje nga Policia e Lushnjës, pas dyshimeve se ajo do të ishte në shënjestër të Laert Haxhiut, i cili pretendohet se kishte planifikuar ekzekutimin e saj. Informacioni u sigurua pas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë, Artan alias Marjus Tafani, i cili tha se Laert Haxhiu dhe persona të tjerë të grupit kriminal, ishin vënë në lëvizje për të vrarë prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi.

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting). Gjatë karrierës së saj, prokurorja hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu. Ndërsa prokurori Ridvan Suka ka në dorë dosjen e Çapajve. Ai u mor në mbrojtje pasi kishte deklaruar në KLP se i rrezikohet jeta atij dhe familjes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB