Aktualitet

U tha se ishin shqiptarë, 6 viktimat e atentatit në Greqi rezultojnë turq. Asnjë prej tyre me ‘njollë të zezë’

6 të vrarë në atentat në Greqi, shuhen dyshimet se mund të jenë shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk rezultonte i armatosur dhe me precedentë penalë

E.K
U tha se ishin shqiptarë, 6 viktimat e atentatit në Greqi
Pamje nga vendi ku u gjeten 6 viktimat

Zhvillime të reja nga atentati i pasdites së hënës në Greqi, ku mbetën të vrarë 6 persona, të cilët fillimisht u raportuan si shqiptarë.

Sipas Kathimerinit, 6 viktimat, të gjithë burra janë konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç vetë mediat greke raportuan fillimisht.

Sipas informacioneve, viktimat posedonin kartat e identitetit franceze, dhe kjo ka vështirësuar fillimisht zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ka ardhur për shkak të faktit se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

6 viktimat u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje,në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, mbasditen e së hënës.

Në momentin e atentatit ata po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

Asnjë nga gjashtë viktimat – të cilat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht – nuk u gjet me precedentë penalë në Greqi, ndërsa fakti që asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur po trajtohet gjithashtu si potencialisht i rëndësishëm.

Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke kërkuar në vendin e krimit që nga e hëna në kërkim të provave që tregojnë se si ndodhi ngjarja dhe identiteti i autorëve, dhe kanë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

 

Poll

MOS HUMB