
Sot iu dha lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 19-vjeçarit i cili mbeti i vrarë dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit. Bihuci u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. Ndërsa sot u arrestua edhe kushëriri i tij, Klajdi Muka, 17 vjeç. Sherri ka nisur mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur. Grei Bihuci është vrarë aksidentalisht, pasi është futur për të ndarë shokët. Serjani ndodhet në spital, ndërsa në familjen e Bihucit janë hapur dyert e mortit. Paraprakisht dyshohet se sherri mes tyre mund të ketë nisur në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze.