Aktualitet

Urgjenca ende jashtë funksionit! Qytetarët pa 'orientim': Po pyesim nga do shkojmë

Urgjencat drejtohen për në spitalin e Traumës dhe në Sanatorium

E.K
Urgjenca ende jashtë funksionit! Qytetarët pa 'orientim': Po
Pamje nga zjarri

TIRANË- Vijon “drama” e pacientëve që i drejtohen QSUT-së për rastet e emergjencës, por që nuk mund të marrin dot shërbim për shkak të zjarrit të rënë dy ditë më parë. Urgjencat drejtohen për në spitalin e Traumës dhe në Sanatorium. Qytetarët shprehen se janë të pa orientuar për këtë situatë dhe se nuk dinë se çfarë të bëjnë. Prononcimet e tyre i bënë për “TCH”.

“Po nuk e dinim, ku e dinim ne. Tani na thanë duhet të shkojmë në Sanatorium”, tha një qytetar.

“Po pyesim nga do shkojmë”, tha një tjetër.

Nuk ka ende një përgjigje se kur do të rikthehet në funksion urgjenca, e cila u inagurua vetëm pak muaj më parë. Zjarri ra në një dhomë teknike në katin e nëndheshëm. Për pasojë pacientët u evakuan menjëherë drejt Traumës dhe Sanatoriumit. Fatmirësisht nuk u regjistrau asnjë viktimë./ZËRI

Poll

MOS HUMB