Aktualitet

‘Hekuri po vinte drejt’, Bledi Shkëmbi tregon plagosjen e bashkëshortes: Këtu gjithçka mund të ndodhë

Bledi Shkëmbi u shpreh i indinjuar, duke thënë se bashkëshortja kishte shenja në fytyrë dhe në krah.

D.XH
‘Hekuri po vinte drejt’, Bledi Shkëmbi tregon plagosjen e
Bledi Shkembi dhe Imelda Shkembi

TIRANË- Më 22 janar 2024, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ndodhi një incident i rëndë. Një skelë ra nga një pallat, duke plagosur dy këmbësorë, Hysen Lavdarin 72 vjeç dhe Imelda Shkëmbin, 38 vjeçe. 38-vjeçarja është bashkëshortja e trajnerit të futbollit, Bledi Shkëmbi. I ftuar në këtë pasdite në emisionin “Rudina”, ai ka treguar sesi e mori vesh aksidentin dhe frikën që ka përjetuar në ato momente.

“Është një histori pak e çuditshme, unë kam qenë në Korçë te prindërit e mi sepse babai im ishte i shtruar në spital dhe isha pikërisht në spital duke bërë analizat e babait, ndërkohë që më vjen një telefonatë nga bashkëshortja ime por me zërin e çuditshëm ku normale që u tremba sepse jo mënyra e saj e zakonshme ku më thotë që “jam keq, të lutem lajmëro njeri të vijë” dhe kaq. U mbyll telefoni, për fat  të mirë nusja po shkonte te nga shtëpia te biznesi jonë ku e kemi aty afër. Punëtorët e biznesit dëgjuan shumë shpejt që ka ndodhur diçka te ky pallat që po ndërtohet por mora vesh më vonë që për fat të mirë policia dhe ambulanca kanë shkuar në kohë rekord dhe shumë shpejt bashkëshortja dhe personi tjetër janë dërguar në spital”, tha Shkëmbi.

Më tej, Shkëmbi deklaroi se mënjëherë pasi ka marrë vesh lajmin, është nisur për në Tiranë.

“Jam nisur direkt për të ardhur në Tiranë, gjithmonë me siklet, me merak të madh, ka qenë një 3-orësh gati… nuk e di, s’më kishte ndodhur ndonjëherë dhe uroj mos të më ndodhë asnjëherë as mua, as ndonjë njeriu tjetër”, u shpreh Shkëmbi.

Blendi Shkëmbi tregoi edhe versionin, që ia kishte thënë bashkëshortja.

“Duke ikur për te biznesi jonë, duke kaluar nga semafori në semaforin tjetër dhe është pak për të qeshur se gjithmonë bashkëshortja kur kalonte aty edhe në makinë, edhe në këmbë thoshte “o Zot, këtu çdo gjë mund të ndodhë”. Më tha që po nxitonte sa të ndizej semafori të ikte  shpejt. Mbante mend vetëm një zhurmë të madhe dhe një hekur që vinte drejt saj dhe personit para saj. Ky hekur i godet të dy duke i lënë në tokë. Bashkëshortja mbante mend vetëm momentin që më mori mua në telefon dhe pastaj pas 2-3 orësh në spital që ishte, normale me shumë probleme, në fytyrë, në parakrah, në trup”, deklaroi Shkëmbi.

Dy persona u plagosën pas rënies të skelës në një pallat në ndërtim të firmës Arlis në Tiranë. I plagosur mbeti 70-vjeçari Hysen Lavdari dhe bashkëshortja e trajnerit të futbollit, Imelda Shkëmbi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB