Aktualitet

Ushtarët e bandave greke dhe vrasësit e gazetarit, kush janë shqiptarët që vënë eksplozivë në Athinë

Shyti po ndiqet penalisht për shpërthimin e madh që ndodhi në një karburant në Pire, por gjithashtu dyshohet të ketë pasur gisht dhe në të shtënat në premierën e këngëtares së famshme greke Katerina Lioliou në lokalin e rinovuar të natës “LUX Athens” në rrugën “Syngrou”, ku dyshohet se kapasur për qëllim ekzekutimin e një 53-vjeçari që ndodhej atë natë aty.

F.m
Ushtarët e bandave greke dhe vrasësit e gazetarit, kush janë
Evis Shyti dhe Geni Çato

GREQI- Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti, Evis Shyti, 40 vjeç, Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra, janë vënë në pranga pasi akuzohen për dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në një karburant dhe një kantinë vere në Athinë që shkaktuan dëme të mëdha materiale. Por. Këta të rinj, nuk kanë vepruar të vetëm. Mediat greke kanë zbuluar së fundmi lidhje të tyre me krerë të mafias greke që veprojnë në fushën e gjobëvënieve dhe të vrasjeve me pagesë.

Të paktën dy nga katër shqiptarët që ranë në prangat e policisë greke janë njerëz të besuar të tre “kryekumbarëve” të Athinës, të cilët janë ekzekutuar në shtatë vitet e fundit.

Kristo Xhixho është akuzuar si anëtar i “Olympiakos” në Pagrati, ndërsa shqiptari tjetër Evis Shyti, i njohur edhe si “Boukouvala”, anëtar i bandës rivale, është akuzuar për bashkëpunim në një vrasje.

Shyti po ndiqet penalisht për shpërthimin e madh që ndodhi në një karburant në Pire, por gjithashtu dyshohet të ketë pasur gisht dhe në të shtënat në premierën e këngëtares së famshme greke Katerina Lioliou në lokalin e rinovuar të natës “LUX Athens” në rrugën “Syngrou”, ku dyshohet se kapasur për qëllim ekzekutimin e një 53-vjeçari që ndodhej atë natë aty. Por, shënjestra që sapo kishte dalë nga burgu, shpëtoi pasi ishte larguar nga lokali,pak minuta para se të ndodhnin të shtënat.

I pranishëm në vendngjarje ishte edhe Kristo Xhixho, që është krahu i djathtë i “kumbarit” 53-vjeçar dhe që qëndroi për pak kohë në vendngjarje për të identifikuar njeriun që kërkonte t’i vriste shefin.

Xhixho dyshohet se i përket grupit të njeriut që ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz.

Xhixho është akuzuar më parë për shkelje të ligjeve sportive, fishekzjarrëce dhe armëve, si anëtar aktiv i shoqatës së “Olympiakos” në Pagrati.

Në banesën e Kristo Xhixhos u gjetën një sërë shënimesh të shkruara me dorë, me shënime biznesesh, shuma parash si dhe emra dhe numra telefoni. Në posedim të bashkëpunëtorit të tij shqiptar Aristotel Stefanidhi, u gjet një pistoletë ZASTAVA 7.65, me karikator me tre gëzhoja, si dhe dy targa false.

Poll

MOS HUMB