Aktualitet

Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë

Nga ora 18:00 deri në orën 21:00 do të kufizohet lëvizja në këtë aks, ku do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore.

zh.ll
Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa
pamje nga protestat

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet edhe këtë të dielë për shkak të protestave të fermerëve grekë në Greqi. Nga ora 18:00 deri në orën 21:00 do të kufizohet lëvizja në këtë aks, ku do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet me automjet të planifikohen në orare të tjera të ditës.

Njoftimi:

Kakavijë/Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve grekë kanë vijuar tashmë prej gati dy javësh, ndërsa kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB