Aktualitet

Në kërkim nga SPAK, publikohet FOTOJA e "Çoke Qorrit", krahut të djathtë të Inez Hajrullës!

Ai konsiderohet si krahu i djathtë i të ashtuquajturit “i forti i Vlorës”, Inez Hajrulla, një person me rrezikshmëri të lartë, i cili sipas hetimeve dyshohet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në këtë qytet.

zh.ll
Në kërkim nga SPAK, publikohet FOTOJA e "Çoke
Ervis Matodashaj

TIRANË- Personi që shihni në foto është Ervis Matodashaj, i njohur si “Çoke Qorri”, i cili rezulton në kërkim nga SPAK. Ai konsiderohet si krahu i djathtë i të ashtuquajturit “i forti i Vlorës”, Inez Hajrulla, një person me rrezikshmëri të lartë, i cili sipas hetimeve dyshohet si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në këtë qytet.

Dy emrat e tyre dolën sërish në skenë më 7 mars, kur Matodashaj dhe Hajrulla i shpëtuan arrestimit gjatë një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK në qytetin e Vlorës.

Të shtunën e 7 marsit, SPAK goditi grupi e Inez Hajrullës, një nga grupet kryesore kriminale në Vlorë, duke lëshuar 8 urdhër-arreste për krime të rënda. Përmes komunikimeve në SkyEcc, është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas SPAK, nga hetimet është dokumentuar se përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021. 

Matodashaj dhe Hajrulla, dy emra të njohur të botës së krimit, i kanë sulmeve dhe atentateve të ndryshme. Në disa raste, atentatet e planifikuara ndaj tyre kanë dështuar, ndërsa vetë ata kanë qëndruar larg syrit të autoriteteve, duke i shpëtuar disa herë edhe operacioneve policore.

Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës.

Si u planifikua vrasja që u zbardh nga SPAK?

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, Policia ndaloi Amarildo Nikollin. Ky i fundit, kishte tërhequr vëmendjen e uniformave blu të qytetit, pasi në një ditë të nxehtë gushti, qarkullonte nëpër Vlorë i veshur me një xhup për të fshehur tatuazhet që kishte në trup. Por metoda që zgjodhi për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, e evidentoi tek efektivët e Policisë që ndërhynë në kohë për të ndalur atentatin. Shënjestrat ishin dy: Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla! Sipas SPAK, eleminimi i dy personazheve të njohur në Vlorë, do të bëhej për hakmarrje, dhe për dominimin e tregut të lojërave të fatit.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri Erigert Zejno. Për ngjarjen u arrestuan Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Por një vit më vonë, Prokuroria e Vlorës pushtoi çështjen për Matodashajn, me pretendimin se kishte mungesë provash. Nga "zbërdhimi" që SPAK i bëri çështjes, doli në përfundimin se Leonard Luzi (Zejno) është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejnon. Duke shtuar si bonus edhe hakmarrjen për vrasjen e kushëririt, "Daku" rezulton se është paguar nga një person, që deri më tani nuk është identifikuar me emër, për të eliminuar fizikisht Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.ZËRI

Poll

MOS HUMB