
TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet kur efektivi i policisë Erjon Goxhara ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejtorin e ERE-s Lorenc Kosta, pas dyshimeve se ky i fundit kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij. Siç shihet dhe nga pamjet, Goxhara e ka pritur Kostën që të kalojë rrugën, dhe më pas e ka qëlluar disa herë me armë.
Mbrëmë pas mesnate, ku pati raportime se efektivi Erjon Goxhara ishte vetëdorëzuar, policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjenj e Goxharës, ndërsa jep dhe detajet e plota të dinamikës së ngjarjes. 45-vjeçari Lorenc Kosta, është qëlluar 6 herë nga punonjësi i policisë, ndërsa ka marrë plagë në bark dhe në gjymtyrët e poshtme. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Erjon Goxhara ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë. Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, Goxhara ka qëlluar me breshëri arme, ndërsa plumbat e kanë kapur Kostën në zonën e këmbëvve. Ai ka humbur sasi të madhe gjaku, ndërsa ndihma i është dhënë nga kalimtarët e rastit./ ZËRI