Aktualitet

VD makabër/ FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, Eljon Haton s’e kapin dot

Policia ka hyrë në banesë dhe ka hasur rezistencë nga dy qentë e Hatos, të cilët ishin lënë për t'i ruajtur banesën.

k.m.

VD makabër/ FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, Eljon Haton

SHKODËR- Një informacion se Eljon Hato ishte në shtëpinë e tij ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit në Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Aksioni ka shkaktuar një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të banesës së Eljo Hatos, që ndodhet në fshatin Grude e Re në Shkodër.

Policia ka hyrë në banesë dhe ka hasur rezistencë nga dy qentë e Hatos, të cilët ishin lënë për t'i ruajtur banesën. Teksa i qëndronin besnik të zotit, u janë sulur punonjësve të Policisë. Një ose disa prej tyre, ende nuk dihen detaje, ka hapur zjarr mbi kafshët, duke vrarë një prej tyre. Njëri prej qenëve ka hyrë në banesë dhe ka mbuluar gjithë shtëpinë më gjak, ndërsa tjetri është plagosur nga plumbat. Siç duket edhe nga pamjet filmike të siguruara nga gazetari i "Ora News" Elton Qyno, skena brenda banesës së Hatos është dramatike. 

Sot, vëllai i Eljon Hatos, është paraqitur ditën e sotme në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër, duke kallëzuar veprimet e policisë dhe FNSH, për vrasjen e njërit qen dhe plagosjen e tjetrit. Madje në video dëgjohet teksa thotë: Nënat e motrat i kanë pak, këtyre fëmijët në djep duhet t'ua *******.

Denoncimi prej tij është bërë, ndaj i mbetet AMP-së që të hetojë së çfarë ka ndodhur brenda banesës.

Kush është Eljon Hato?

Eljon Hato nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë shqiptare. Shoku i Ervis Martinajt ndodhej në lokalin Monopol mbrëmjen e 4 tetorit 2018, por edhe më herët ai ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka akuzohet se vrau një moshatarin e tij pas një sherri banal.  Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë.

Më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljon Hato. Njëri nga plumbat e ka zënë në shtyllën kurrizore./ZËRI

Poll

MOS HUMB