
TIRANË- Vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, është duke u shoqëruar me masa të rrepta sigurie, nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm. Një ekip i forcave RENEA është duke shoqëruar presidentin ukrainas, ndërkohë që snajper janë instaluar në të gjithë zonën pranë kryeministrisë dhe pallatit të Kongreseve. Në pamjet e siguruara nga gazetari i ZËRI-t Edon Kuqi, shihet se angazhimi për vizitën e Zelenskyyt nga institucionet e sigurisë është maksimal.
Në total mbi 1500 forca policie do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë për samitet. 1500 forca policie, që përfshijnë Antiterrorin, Garda, FNSH, RENEA, efektivë të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit. Po ashtu Garda dhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet.
/ZËRI