
SERBI- Mbrëmjen e sotme është mbajtur një manifestim prorus në Beograd, nën sloganin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, ku rreth 1 mijë njerëz dolën në Beograd për të shënuar 2 vjetorin e luftës së nisur në Ukrainë. Gjatë marshimit të tyre rrugëve të Beogradit, serbët nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mundtë pushtohet pa ndihmën e presidentit rus.
Pjesëmarrësit, që mbanin në duar flamuj serbë dhe rusë, gjithashtu dhe pankarta të ndryshme me simbolin Z të përdorur nga ushtria e Putinit gjatë luftës në Ukrainë, marshuan drejt monumentit të Nikollës së Dytë, në shenjë proteste kundër politikës së Bashkimit Europian.
"Rroftë Rusia, Rroftë Putin”,-ishin disa nga thirrjet e tyre ndërkohë që nuk mungonin as pankarta kundër NATO-s.
Mediat vendase shkruajnë se manifestuesit thanë se Serbia do ta harrojë kurrë atë që NATO-ja i bëri Beogradit.
“Ne do të jemi gjithmonë solidare me Rusinë dhe popullin rus”,- deklaruan disa prej tyre.
As hundreds of cities worldwide rallied in support of Ukraine on 2nd anniversary of Russia's invasion, Belgrade, Serbia, staged a protest to support Russia
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) February 24, 2024
Gathering near the monument to Russian emperor Nikolai II, it featured anti-NATO banners, Russian flags with the "Z"… pic.twitter.com/l9kH7oTXB0
Pjesëmarrësit kënduan gjithashtu këngë diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe kore kërcënuese për Kosovën. Manifestimi pro rus erdhi në një ditë kur u shënua 2 vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë. Më herët në Beograd u zhvillua dhe një marshim pro Kievit dhe paqes./ZËRI