
SARANDE- Një velierë me vlerë rreth 300 mijë euro e gjetur në det të hapur në muajin qershor të këtij viti ka qendruar e sekuestruar deri dy ditë më parë nga Prokuroria e Sarandës. Veliera është gjetur nga punonjësit e kompanisë Rozafa dhe sipas biznesmenit Gjergj Luca, Kodi Detar Ndërkombëtar parashikon që veliera e gjetur tashmë është pronë e tij.
Nga ky pretendim ka nisur edhe një "sagë" që jo më larg se dje u bë publike edhe në media. Prokuroria e Sarandës kishte vendosur bllokimin e velierës duke kërkuar që mjeti ti kthehet pronarit të ligjshëm, por pa e bërë këtë përcaktim për shkak të mungesës së dokumentacionit.
-
Vodhën velierën e sekuestruar nga Policia, 5 të arrestuar
15 Nëntor, 19:20
Në këtë moment, para dy ditësh, disa peshkatarë të cilët punojnë në kompaninë Rozafa bashkë me një kapiten shqiptar kanë shkuar te Porti dhe kanë marrë velierën për ta sjellë më pas në Portin e Durrësit apo Shëngjinit.
Zëri kontaktoi me Policinë e Shtetit dhe me biznesmenin Gjergj Luca përpara botimit të artikullit ndërsa qendrimi i palëve deri më tani është i ndarë. Policia e quan një "tërheqje pa leje" të velierës ndërsa Luca e hedh poshtë duke vazhduar të pretendojë se kjo velierë i përket atij.
Policia njofton se bashkë me Guardia di Finanzia ka arrestuar 5 punonjësit e Lucës, Andon Nako, 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit, Abdou Elzantawy. 55 vjeç, Samir Ghonim 40 vjeç; Mohamed Elshamy, 43 vjeç; dhe Ibrahim Aboushahin, 34 vjeç.
Ndërkohë Gjergj Luca thotë: Ju mediat e tallavasë, unë kam pranuar me gojën plot që kam qenë edhe unë hajdut kur i gjithë populli e kishte sport kombëtar vjedhjen. Kur vidhnin të gjithë, çdo njeri kapte ça të kapte. Tani në kapitalizëm është pronë private dhe me thënë të drejtën unë jam marrë me punë dhe me djersë të ballit. Për mua është keqkuptim dhe paaftësi keqinterpetimi. Mua më thonë që Peshkatarët e Rozafës kanë vjedhur një velierë. Por kujt i përket kjo velierë? Kjo velierë është pronë e kompanisë Rozafa.
Sqarimi tashmë pritet të bëhet nga autoritetet dhe me sqarimin do të zbulohet se kujt i përket veliera e gjetur në det./Zëri.ai