Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e Alban Kaloshit, në pranga 43-vjeçari (Emri)

Elezi u vetëdorëzua në policinë e Dibrës në vitin 2017, ndërkohë që ka pretenduar se vrasja ka qënë aksidentale

E.K
Në kërkim për vrasjen e Alban Kaloshit, në pranga
Viktima Alban Kaloshi

DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtetasin Viktor (Xhevahir) Elezi, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Alban Kaloshi, në vitin 2017, në bashkëpunim me shtetasi Veli Titini. Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin me 16 vite burg për Elezin, i cili ka deklaruar se vrasja e Kaloshit ka ndodhur aksidenalisht. 

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA

Alban Kaloshi, u la në dyer e spitalt në Dibër, pasi ishte qëlluar me një plumb në kraharor. Elezi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2017, pas orë pas ngjarjes së rëndë, ndërkohë që tashmë ai arrestohet nga blutë e Dibrës, pa dhënë detaje se pse ai është lënë i lirë përgjatë këtyre viteve.

Kaloshi ishte pronar i një pike bastesh në Dibër, ndërkohë që Elezi ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se ai nuk ka pasur konflikte me viktimën.

“I vura pistoletën në gjoks duke luajtur, por pa dashje pati shkrehje të armës”, ka thënë Elezi pas vetëdorëzimit në polici në vitin 2017.

Poll

MOS HUMB